Flash News

KRYESORE

Kontrata me artistët, regjisori i ‘drejton gishtin’ Bashës: N’e shkelsh marrëveshjen, do jem i pari kundër jush

Kontrata me artistët, regjisori i ‘drejton gishtin’

Fill pas nënshkrimit të marrëveshjes me gjashtë pika konkrete mes artistëve të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit dhe opozitës, regjisori Edmond Budina ka paralajmëruar kreun e PD, Lulzim Basha se nëse nuk mban fjalën sipas kontratës, atëherë ai do jetë i pari që do dalë kundër tij me zë të lartë.

Budina ka ftuar të gjithë qytetarët që të firmosin marrëveshjen, në të kundërt sipas tij nuk ka vlerë.

“Ne s’jemi askush po të mos ishin këta (publiku), nëse nesër ju nuk realizoni ato që keni shkruar unë i pari do jem kundër jush. E lexova kontratën, ka një gjë. O kjo kontratë firmoset nga të gjithë ju, ose më duket absurde.

Nëse nuk e firmosim të gjithë, atëherë unë nuk e firmos. Jam me ju. Këtu s’ka protagoniste, populli e ka marrë fuqinë në dorë. Edhe nga pikëpamja juridike përsipër merr PD të bëjë diçka, ne çfarë marrim përsipër ai aleanca për mbrojtjen e teatrit është simbolike, e firmos kreu i PD, me popullin. Jam me ju, mos na tradhtoni”, u shpreh regjisori.

Basha firmos kontratën me artistët, cilat janë 6 pikat e kësaj marrëveshje

Të fundit