Flash News

KRYESORE

Kontratat e lobimit të PD, Monika Kryemadhi: Akuzat janë qesharake, Rama veshi fustan për të takuar Obama-n

Kontratat e lobimit të PD, Monika Kryemadhi: Akuzat janë qesharake,

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi është pyetur nga gazetarët për akuzat e kryeministrit Edi Rama ndaj Partisë Demokratike, për kontratat e lobimit në SHBA. Kryemadhi i ka konsideruar qesharake këto akuza, duke theksuar se Rama “veshi fustan” për të bërë foto me ish-presidentin Barack Obama, duke iu referuar biletës që kryeministri i mori gruas së shqiptaro-amerikanit Bilal Shehu.

“Mua më duken shumë qesharake. Dua të them se sot problemi më i madh nuk është nëse ka bërë fotografi me Trump Lulzim Basha, apo ka paguar para për lobim në SHBA. Ju kujtohet kur Edi Rama veshi fustan për të bërë fotografi me Obamën”, tha Kryemadhi.

Kryetarja e partisë opozitar tha se është kundër kontratave të kompanive lobiste, por shtoi se varfëria në Shqipëri nuk lidhet me këto kontrata por për me mungesën e punës.  

“Unë jam kundër kompanive lobiste. E gjithë klasa politike duhet ta ketë marrëdhënien me SHBA nëpërmjet Ambasadës në Tiranë. Unë besoj në bashkëpunimin e ambasadës, megjithatë kjo ka të bërë me lidershipin e çdo partie. Janë me miliona euro dhe dollarë që paguhen për zotin Rama në SHBA. Varfëria që ka pllakosur Shqipërinë nuk lidhet me paratë e lobimit, por nga mungesa e punës. Filmat 007 janë bërë shumë qesharakë. Ne duhet të diskutojmë 613 kg kokainë në Shqipëri. Mua nuk më intereson çfarë ndodh me të rinjtë në Europë por me të rinjtë në Shqipëri”, u shpreh Kryemadhi.

Rishfaqet me batuta Monika Kryemadhi: Më mirë qani nga malli se nga halli, m’u thaftë dora që Ramën s’e qëllova në kokë, t’i shkundja trutë

Të fundit