Flash News

KRYESORE

Kontratat e lobimit të PD-së, flet Lulzim Basha

Kontratat e lobimit të PD-së, flet Lulzim Basha

Lulzim Basha ka folur sa i takon lajmeve të fundit për paratë që janë paguar nga Partia Demokratike për lobim.

Basha tha se PD ka kontrata të lidhura me firmat e lobimit dhe ka paguar në bazë të atyre kontratave.

“Partia Demokratike ka shpenzuar 125 mijë dollarë për dy kompani lobimi për një periudhë katër mujore. Kontratat janë publike dhe i kemi deklaruar në KQZ”, u shpreh Basha në emisionin ‘Opinion’.

Kreu i PD-së tha se lajmi është i pavërtetë dhe se është publikuar për të hequr vëmendjen nga ngjarja e ditëve të fundit në Shqipëri. Basha u shpreh se revista ku është botuar shkrimi është një revistë e majtë amerikane me një fokus të caktuar, e cila ka pasur në qendër të vëmendjes edhe Presidentin Trump, si dhe sponsorizohet nga George Soros.

“Për të hequr vëmendjen nga ngjarja kryesore në vend, kjo ishte java ku Shqipëria kapi titujt botëror për sasinë e rekord të kokainës. Lajmi është vëzhgim i mbushur me insinuata”, tha Basha.

Të fundit