Flash News

KRYESORE

Kontratës me Chelsea-n po i vjen fundi, Febregas drejt nënshkrimit me Milanin

Kontratës me Chelsea-n po i vjen fundi, Febregas drejt

Futbollisti i ekipit të Chelsea-t, Cesc Fabregas, duket se nuk është i kënaqur me situatën e tij pasi klubi londinez nuk po i jep hapësirën e duhur në formacion.

Nga ana tjetër, Sarri e sheh spanjollin si zëvendësues të Jorginho i cili menjëherë ka fituar një vend në formacionin bazë pas transferimit nga Napoli.

Sipas mediave italiane, mesfushori spanjoll do të largohet nga londinezët pasi kontrata e tij skadon në vitin 2019 dhe Milani i ka ofruar atij një vend të sigurt në formacionin bazë.

Megjithëse Leonardo ende nuk ka bërë ndonjë kontakt të drejtpërdrejtë me lojtarin, pritet që një gjë e tillë do të ndodhë në ditët e ardhshme.

Të fundit