Flash News

KRYESORE

Kontribuoi në zbulimin e Ebolës, shkencëtari infektohet me COVID-19: Për një javë kam qenë në kufirin mes parajsës dhe Tokës

Drejtor i shkollës së Higjienës dhe Mjekësisë Tropikale në Londër, Peter Piot, është një nga at persona që është mësuar gjithë jetën të luftojë me infeksionet dhe viruset. Piot ka ndihmuar në zbulimin e Ebolës dhe ka drejtuar programin e KB-së për HIV/AIDS për më shumë se 10 vite.

Por së fundmi, Peter Piot është infektuar nga virusi vdekjeprurës COVID-19. Piot rezultoi pozitiv në mars dhe e ka përkufizuar këtë eksperiencë si të vështirë dhe se për një javë ka qenë mes Parajsës dhe Tokës:

“Unë jam i kënaqur që kam korona dhe jo Ebola, megjithëse lexova një studim shkencor se mundësitë që të vdesësh pas infektimit nëse përfundon në spital, janë 30%. Kjo është me të njëjtën normë të përgjithshme të vdekshmërisë si për Ebola në 2014 në Afrikën Perëndimore. Unë ia kam kushtuar jetën time luftimit të viruseve dhe më në fund, ata po hakmerren. Për një javë kam qenë në kufirin mes parajsës dhe Tokës, në skaji i asaj që mund të kishte qenë fundi.”

Të fundit