Flash News

KRYESORE

“Kontribuoj në zgjedhjet e 2021”, Dako s’pret të lëshohet nga Rama

“Kontribuoj në zgjedhjet e 2021”, Dako s’pret të

Ish-kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako, në një intervistë për Repolitix më 8 qershor është shprehur se pret nga kryeministri Rama që të shpërblehet për punën e bërë me ngritje në detyrë.

Edhe pse në dijeni të faktit se po vëzhgohet nga DASH, që prej 2017, dhe nën efektin e përgjimeve e Bild dhe te Zërit të Amerikës, kjo nuk e pengoi aspak Dakon të deklaronte se karriera e tij politike do të vijojë në nivele të larta ne Partine Socialiste.

“Në asnjë mënyrë (nuk do të tërhiqem nga politika). Patjetër që do të vijojë karrierën politike. Pozicionet nuk i vendosë vetë. Nuk kam luksin të vendosë pozicione. Unë do të jap kontribut për të arritur fitore në 2017, 2019, 2021, 2023”, i tha Dako gazetarit Denis Minga.

Dako u tërhoq nga kandidimi i zgjedhjeve vendore të 30 qershorit, duke ia lënë stafetën Valbona Sakos pas 12 viteve. Aktualisht, ai është drejtues politik i PS në qarkun e Durrësit.

Deklaraten e gjeni duke filluar nga minuta 27-31:

https://www.youtube.com/watch?v=NODw243K5zM

Të fundit