Flash News

KRYESORE

Kontroll rutinë në aeroport, arrestohet shqiptari i dënuar me 20 vite burg

Kontroll rutinë në aeroport, arrestohet shqiptari i dënuar me 20

Policia italiane ka arrestuar një shtetas shqiptar, 37-vjeç, të cilin Gjykata e Tiranës e ka dënuar me 20 vite burg për akuzën e vrasjes.

Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, 37-vjeçari shqiptar po kthehej nga Stambolli së bashku me bashkëshorten e tij italiane dhe në aeroport policia ka ushtruar një kontroll rutinë ndaj tij.

Ai i ka dorëzuar autoriteteve një dokument ku identifikohej si shtetasi A.H., 38 vjeç,  me shtetësi kosovare. Por pas kontrollit të detajuar u shfaqën identitete të tjera që ai i kishte ndërruar ndër vite.

Pas verifikimeve rezultoi se bëhej fjalë për shtetasin K. D., 37 vjeç me origjinë shqiptare dhe që ishte në kërkim nga Interpol që prej vitit 2004 ndërsa në vitin 2008 i dënuar nga Gjykata e Tiranës në mungesë me 20 vite burg.

Të fundit