Flash News

KRYESORE

Kontrolle në banesa pas mesnatës, policia arreston disa persona në Kukës. Familjarët mblidhen para komisariatit

Kontrolle në banesa pas mesnatës, policia arreston disa persona

Gjatë mbrëmjes së djeshme, pas protestës së zhvilluar në ‘Rrugën e Kombit’, policia ka arrestuar disa persona. Mësohet se forcat speciale dhe ato RENEA kanë kryer disa kontrolle në disa banesa në qytet.

Nuk ka ende një numër sa i përket personave të ndaluar por familjarët shprehen se policia ka mbërritur në shtëpitë e tyre pas mesnatës. Familjarët thonë se nuk kanë asnjë informacion se ku ndodhen të afërmit e tyre pas ndalimit të policia, raporton News 24.

Mëngjesin e sotëm ata janë mbledhur para komisariatit të policisë së Kukësit ku kërkojnë të dinë se çfarë ka ndodhur me të afërmit e tyre.  

Të fundit