Flash News

KRYESORE

Kontrolle në banesë dhe arrestim i gazetarit, në SHBA shkarkimin e shefit të policisë e kërkojnë shoqatat e policëve

Kontrolle në banesë dhe arrestim i gazetarit, në SHBA shkarkimin

Bastisjet e policisë në shtëpinë dhe zyrën e një gazetari në San Francisko kanë ndezur një debat mbi lirinë e shtypit dhe ka çuan në thirrje për dorëheqjen e shefit të policisë së qytetit.

Bastisjet, të cilat ndodhën më 10 maj, erdhën si rezultat i një raporti policor që ishte siguruar nga gazetari i pavarur, Bryan Carmody. Gazetari u mbajt në pranga për më shumë se pesë orë pasi policia konfiskoi celularët, USB-të, kamerat dhe kompjuterat e tij.

Raporti i rrjedhur tek gazetari, kishte të bënte me vdekjen në shkurt të avokatit publik të qytetit, Jeff Adachi, një kritik i ashpër i Departamentit të Policisë në San Francisko. Një autopsi zbuloi se vdekja e zotit Adachit në moshën 59 vjeçare u shkaktua nga kokaina dhe alkooli, duke rënduar sëmundjen e tij të zemrës. Raporti thuhet se përmbante detaje të fshehta të orëve të fundit të avokatit Adachit.

Shefi i policisë Bill Scott fillimisht i doli në mbrojtje bastisjeve, të cilat u zhvilluan sipas disa urdhrave, dhe akuzonin Karmody-n për përfshirje në një komplot për të vjedhur raportin. Por në një deklaratë të datës 24 maj, zoti Scott kërkoi falje dhe vuri në pikëpyetje nëse hetuesit e departamentit të tij e kishin konsideruar si duhet "statusin e Carmody-it si anëtar të medias ".

Zoti Scott bëri thirrje për një hetim të pavarur mbi bastisjet dhe publikimin e raportit.

Shoqata e Oficerëve të Policisë në San Francisko ka bërë thirrje për dorëheqjen e zotit Scott, ndërsa dy zyrtarë kryesorë në komisariatin e policisë kanë mbështetur shefin e policisë dhe kanë vlerësuar punën e tij.

Sipas Amendamentit të Parë të Kushtetutës amerikane, gazetarët gëzojnë mbrojtje për mbledhjen e informacioneve. 40 shtete, duke përfshirë Kaliforninë, sigurojnë mbrojtje shtesë nëpërmjet ligjeve të ashtuquajtura mburoja, të cilat lejojnë gazetarët të mbrojnë burimet e tyre. Të gjitha shtetet, përveç Uajoming ofrojnë disa mbrojtje për gazetarët sipas ligjit.

Në këtë rast bëhet fjalë për "privilegjin e gazetarit" - ideja që komunikimet e gazetarëve me burimet konfidenciale duhet të mbrohen për të mbrojtur rrjedhën e lirë të informacionit në një demokraci.

Disa e refuzojnë nocionin dhe thonë se gazetarët duhet të jenë subjekt i thirrjeve të detyruara dhe urdhrave të bastisjeve si gjithë të tjerët. (Voa)

Të fundit