Flash News

KRYESORE

Kontrolle pas masakrës së Selenicës, arrestohet një shtetas me armë pa leje

Kontrolle pas masakrës së Selenicës, arrestohet një shtetas

Ngjarja e Selenicës, ku shtetasi Ridvan Zykajt vrau 8 veta me një arme pa leje, tip kallashnikov ka bërë që policia të nis një aksion të gjërë në qarkun e Vlorës për të kapjen e personave që mbajnë armë pa leje.

Deri tani është arrestuar shtetasi Orgest A., 19-vjeç, të cilit iu gjet në banesë një pistoletë tip zastava pa leje.

“Gjatë 24 orëve të fundit janë ushtruar kontrolle, në ambjente të hapura, kontrolle ndaj automjeteve dhe personave që dyshohet se mund të posedonin apo qarkullonin me armë, si dhe në lokale e banesa. Si rezultat i këtyre kontrolleve, ditën e sotme, Policia e Vlorës, ka evidentuar dhe arrestuar në flagrancë shtetasin, Orgest.A., 19 vjeç, banues në Vlorë. U krye arrestimi i tij pasi në lagjen “24 Maji”, gjatë kontrollit në banesë iu gjet dhe sekuestrua një armë zjarri pistoletë tip Zastava, pa leje”, njoftoi policia.

Të fundit