Flash News

KRYESORE

Kontrollet e policisë, 23 drejtues automjetesh kapen me shpejtësi nga 138 deri në 175 km/h

Kontrollet e policisë, 23 drejtues automjetesh kapen me shpejtësi nga

Policia e Tiranës njofton se gjatë kontrolleve të ushtruara mbrëmjen e së shtunës janë pezulluar disa leje drejtimi si dhe janë vendosur disa masa administrative për drejtues mjetesh, për shkelje të qarkullimit rrugor.

Sipas policisë, 23 drejtues mjetesh janë konstatuar me shpejtësi nga 138 km/h deri në 175 km/h. Në këtë kuadër janë pezulluar 23 leje drejtimi për shpejtësi gati dy fish mbi normat e lejuara.

Gjithashtu, 5 drejtues mjetesh kanë rezultuar në gjende të dehur në masën nga 0.70 mg/l, deri në 0.75 mg/l, 21 leje drejtimi të pezulluara për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit, 17 automjete të ndaluara administrativisht për detyrime të pashlyera, 9 masa administrative për mungesë të sigurimit të detyrueshëm dhe kontroll teknik,  7 masa administrative për xhama të errësuar si dhe 37 masa administrative për shkelje të tjera, pa sanksion plotësues.

 

 

Të fundit