Flash News

KRYESORE

Kontrollet gjatë natës, arrestohen 12 drejtues automjetesh, pezullohen 69 leje drejtimi

Kontrollet gjatë natës, arrestohen 12 drejtues automjetesh, pezullohen

Policia Rrugore e Tiranës njofton se nga kontrollet e zhvilluara gjatë orëve të mbrëmjes së të shtunës dhe orët e para të së dielës, janë verifikuar dhe arrestuar në kushtet e flagrancës 9 persona për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 3 të pa pajisur me leje drejtimi.

Gjithashtu po gjatë fundjavës, policia njofton se janë pezulluar 69 leje drejtimi, nga të cilat; 39 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur si dhe 30 të tjera për shpejtësi mbi normat e lejuara.

“Janë konstatuar dhe ndëshkuar 6 drejtues mjetesh për mosrregullim shpejtësie në qendrat e banuara.

Janë konstatuar dhe ndëshkuar 7 mjete për xhama të errësuar.

Janë konstatuar dhe ndaluar administrativisht 11 mjete për detyrime administrative te pashlyera.

Si dhe janë vendosur 121 masa administrative për shkelje të tjera të rregullave të qarkullimit rrugor”, shkruhet në faqen e Policisë së Shtetit në rrjetin social Facebook.

 

Të fundit