Flash News

KRYESORE

Kontrollet në administratë, Gjonaj bën bilancin e javës: 9 të larguar nga puna, 7 të kallëzuar penalisht

Kontrollet në administratë, Gjonaj bën bilancin e javës: 9

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, ka bërë të ditur rezultatet e aksionit të zhvilluar nga, Task Forca Antikorrupsion gjatë kësaj jave.

Inspektimet janë bërë në ZVRPP Shkodër, ALUIZNI Drejtoria Rajonale Shkodër, spitalin Rajonal Shkodër,  Autoriteti Rrugor Shqiptar, Drejtoria e Rajonit Verior dhe drejtoria Rajonale e Shërbimit të Peshkimit dhe Akuakulturës Shkodër

“Grupet e kontrollit në raportet përfundimtare të kontrolleve kanë rekomanduar 21 Masa disiplinore, prej të cilave 9 largime nga puna për:

  • Regjistruesin dhe 6 specialistë në Zyrën Vendore të regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Shkodër;
  • 1 përgjegjës sektori dhe 1 specialist në ALUIZNI Shkodër

Ashtu si dhe për rastin e bërë publik dje në ZVRPP Shkodër, në të cilën u ndalua Regjistruesi dhe juristja, nga ana e Ministrisë së Drejtësisë dhe Zyrës qëndrore u vendos shkarkimi i menjëhershëm i Rregjistruesit Shkodër dhe specialistes të kësaj zyre”, tha Gjonaj.

Ministrja e Drejtësië, bëri të ditur gjithashtu se janë kryer kallzime penale për ish- Drejtorin e Spitalit Rajonal Shkodër, ish - Drejtori i ALUIZNI Shkodër, 3 ish - përgjegjës sektori, 1 përgjegjës sektori dhe 1 specialist, të këtij institucioni.

 

 

Të fundit