Flash News

KRYESORE

Kontrollet në fundjavë, 9 të arrestuar, 18 patenta të pezulluara

Kontrollet në fundjavë, 9 të arrestuar, 18 patenta të

Nëntë persona janë arrestuar në flagrancë pas kontrolleve të policisë rrugore në të gjitha akset rrugore hyrëse dhe dalëse të Tiranës. Sipas Policisë, në pranga kanë përfunduar 5 drejtues motorçikletash pa leje drejtimi dhe 4 drejtues mjetesh në gjendje të dehur.

Ndërkohë, janë pezulluar 18 leje drejtimi, konkretisht 9 për drejtim mjeti me shpejtësi tej normave të lejuara dhe 9 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur.

Po ashtu, janë vendosur 24 gjoba për mosvendosje të rripit të sigurimit, 13  për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit, 11 për mosvendosje të kaskës mbrojtëse, 6 për shkelje të semaforit,  4 për mungesë të Kontrollit Teknik të mjetit, 2 për gara shpejtësie, 2 për xhama të errët, si dhe 47 gjoba të tjera të ndryshme.

Të fundit