Flash News

KRYESORE

Kontrollohet për herë të parë pas 18 vitesh në treg, AKU bllokon biznesin e ushqimeve për kafshë e plehrave kimikë

Kontrollohet për herë të parë pas 18 vitesh në treg,

AKU ka bllokuar një subjekt tregtar në Fushë-Krujë që merrej prej 18 vitesh me prodhim, përpunim të ushqimeve për kafshë dhe plehra kimike.

Pas kontrollit për herë të parë, rezultoi se ai dispononte licencën përkatëse dhe se aktiviteti ushtrohej në kushte të papërshtatshme higjeno-sanitare.

“Nga kontrolli i kryer në subjektin “Afrim Bici” me aktivitet “Magazinë mielli dhe ushqimi për blegtorinë”, Fushë-Krujë, u konstatua se subjekti kontrollohej për herë të parë, megjithëse operonte prej 18 vjetësh duke ushtruar edhe aktivitetin “Prodhim, përpunim dhe shpërndarje me shumicë e ushqimeve për kafshë që përdoren për ushqim” për të cilin nuk dispononte licencën përkatëse (kategoria II.1.A.2) dhe njëkohësisht tregtonte edhe plehra kimike (Ure, DAP, Superfosfat dhe Nitrat).

Aktiviteti ushtrohej në kushte të papërshtatshme higjeno-sanitare, produktet nuk ishin të sistemuara në paleta, por të hedhura/shpërndara në dysheme, konstatohej prania e lagështisë, brejtësve/minj të ngordhur, e merimangave dhe parazitëve të tjerë. Në disa thasë me miell nga lagështia ishin formuar masa të ngurta, sende dhe objekte të panevojshme për aktivitetin ishin të hedhura nëpër ambjent, ambjenti i ambalazhimit dhe magazinimit ishte i padezinfektuar, produktet ushqimore ruhen në të njëjtin ambjent me plehrat kimike, frigoriferi i përshtatur për depozitë misri kishte prani të theksuar ndryshku, lëvizja e produktit sipas numrit të lotit ose datës së skadencës nuk regjistrohej për gjurmim dhe plani/manuali i vetëkontrollit nuk njihej/zbatohej”, sqaron AKU.

Për pasojë, AKU i ka bllokuar 141.6 ton produkte të pasigurta, e ndëshkon me 3.15 milion lekë kundravajtjet dhe i bllokon aktivitetin

“Në magazinën e ruajtjes së produktit u evidentua se produktet mbaheshin në ruajtje në kushte të papërshtatshme higjeno-sanitare dhe një pjesë e së cilës e ambalazhuar në thasë 25 kg dhe 50 kg të paetiketuara dhe të pasigurta për konsum. Sasia e produkteve prej 141.6 ton përbëhej nga 30 ton ushqim për njerëz (10.5 ton miell importi turk, 19.5ton miell vendi) dhe rreth 111.6 ton ushqime për kafshë që përdorën për ushqim për njerëz (33.4 ton krunde/hime, 19.8 ton tërshërë, 19.6 ton sojë, 14.8 ton grurë, 10.3 ton miell misri, 5.7 ton grurë, 5 ton misër dhe 3 ton elb). Për shkeljet e konstatuara trupa inspektuese mori masat e mëposhtme:

Gjobë 2,000,000 lekë (mosdisponim licence për ushtrim aktiviteti),

Gjobë 500,000 lekë (kushte të papërshtatshme higjeno-sanitare),

Gjobë 200,000 lekë (mungesë të sistemit të gjurmueshmërisë),

Gjobë 100,000 lekë (mungesë e planit/manualit të vetkontrollit),

Gjobë 150,000 lekë (etiketim të ushqimeve për kafshë në kundërshtim me ligjin),

Gjobë 200,000 lekë (veprime në kundërshim me përgjegjësitë e operatorit të biznesit),

Ndërprerje e menjëhershme e aktivitetit deri në plotësimin e kërkesave ligjore,

Bllokim të 30 ton produkte për konsum njerëzor, deri në daljen e rezultatit të analizave dhe bllokim të 111.6 ton ushqim i pasigurtë për kafshë me destinacion asgjësimin e tyre”, njofton AKU.

Të fundit