Flash News

KRYESORE

Koordinimi për vettingun në politikë, Alibeaj: Jemi kthyer shumë vite pas, në një vend pa demokraci

Koordinimi për vettingun në politikë, Alibeaj: Jemi kthyer

Deputeti i PD, njëherësh koordinator i grupit të punës të ngritur nga opozita për vettingun në politikë “Çlirimi i drejtësisë nga kapja politike në funksion të bashkëqeverisjes së Edi Ramës me krimin”, ka folur para gazetarëve menjëherë pas mbledhjes së para në Kryesinë e Kuvendit.

Ai deklaroi se në mbledhjen e parë u bë një rezyme e situatës aktuale dhe se vendi është në një situatë që kërkon zgjidhje imediate, pasi pushteti është i kapur nga krimi, ndërsa s’ka më demokraci për qytetarët.

“Synimi i kësaj mbledhje është çlirimi i kapjes politike të drejtësisë, aleanca mes Ramës dhe krimit.  Dy vjet pas miratimit të reformës në Drejtësi për situatën ku jemi pa Gjykatë Kushtetuese, Gjykatë të Lartë, KLGj, KLP dhe pa mundësinë e kontrollit me sistemit të drejtësisë pushtetit dhe në mungesë totale të dhënies së drejtësisë së qytetarëve.

Sot ka vetëm një qeveri, kryeministri i vetmi, është një situatë që kërkon zgjidhje nuk është vetëm kapja politike. Në mbledhje u diskutuan edhe gjetja e disa zgjidhjeve, si vettingu në politikë”, tha Alibeaj.

I pyetur se cilat janë këto zgjidhje, Alibeaj u përgjigj: “Ka një platformë prej 7 pikash që përcaktojnë piketat për të arritur në çlirimin politik. Në mbledhje u bë një rezyme e situatës aktuale, pra që s’ka më sistem demokracie, s’ka më tre pushtete dhe garanci për politikën dhe shërbimit ndaj publikut.   Mbledhjet e tjera do përcaktojnë mjetet politike në koordinim me 3 grupet tjera sepse edhe motivi është i njëjtë, kapja politike”.

Të fundit