Flash News

KRYESORE

Korab Lita sulmon Hajdarin për Reformën Zgjedhore: Është bërë pjesë e pazareve politike

Korab Lita sulmon Hajdarin për Reformën Zgjedhore: Është

Deputeti Korab Lita ka sulmuar Rudina Hajdarin , duke e akuzuar atë për marrëveshje të fshehta politike lidhur me Reformën në Drejtësi.

“Ne deputetët e opozitës parlamentare vendosemi në një kontekst të ri, situatë të re. Ne pranuam mandatet pasi djegies nga kolegët tanë për ti dhënë demokratëve një përfaqësim që më pas e braktisën përfaqësuesit zyrtarë të partive tona.

Por kjo s’do të thotë se ky përfaqësim duhet të degradonte në harkun kohor të një viti në pazare, shitblerje, marrëveshje, votime idiote, që do mundohem ti evidentoj dhe ti denoncoj. Ne si opozita i morëm mandatet kur rregullat e lojës ishin prishur edhe brenda partive tona.

Kështu që rikthimi i garës ndërpartiake ishte motivi më i madh. Përfaqësuesja jonë në këshillin politik është shenja e parë si gara politike prishet, pavarësisht mandatit që ka”, u shpreh deputeti.

Kujtojmë se Rudina Hajdari është pjesë e përfaqësuesve 4-palësh me partive politike në vend që u ulën në tryezë për Reformën Zgjedhore deri në 15 mars, bashkë me Damian Gjiknurin nga PS, Oerd Bylykbashin nga PD dhe Petrit Vasilin nga LSI.

Të fundit