All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

Korça nuk gjen qetësi nga tërmetet, tri lëkundje të tjera gjatë natës, më e forta 3.9 ballë  

All - Paragraf - 1

Prej tre ditësh banorët e Korçës po përjetojnë frikë dhe panik për shkak të lëkundjeve të vazhdueshme të tërmeteve.

All - Paragraf - 3

Goditja më e fortë ishte të shtunën, ku për pasojë 4 persona u plagosën në fshatin Floq dhe dhjetëra shtëpi janë dëmtuar, 60 % e tyre të pabanueshme.

Ndërkohë, që prej të shtunës lëkundjet nuk janë ndërprerë, sidomos gjatë natës. Edhe mbrëmë, banorët kanë përjetuar të tjera lëkundje, ndërsa më e forta ka qenë ajo e orës 05.49 me magnitudë 3.9.

Po ashtu, lëkundje janë ndjerë edhe gjatë natës, por kanë qenë më të lehta. Ministria e Mbrojtjes ka marrë masat duke vënë në dispozicion çadra dhe ushqime për banorët.

Të fundit