Flash News

KRYESORE

Korça zgjohet në panik, shtatë lëkundje tërmetesh u regjistruan gjatë natës

Korçarët duket se kanë përjetuar sërish panik dhe frikë gjatë natës së mbrëmshme.

Të tjera lëkundje tërmeti janë ndjerë mbrëmë, por me magnitudë më të lehtë se ajo e një dite më parë, duke shkaktuar katër persona të plagosur dhe dëme të konsiderueshme materiale, kryesisht në fshatin Floq dhe Dvoran.

Sipas Institutit të Gjeoshkencave, gjatë orëve të natës e deri në orët e para të mëngjesit të sotëm janë regjistruar edhe shtatë lëkundje të tjera, më e forta me magnitudë 3.5.

Të fundit