Flash News

KRYESORE

Korçë, 42-vjeçari vret me sëpatë shitësin e bananeve

Korçë, 42-vjeçari vret me sëpatë shitësin e

Një ngjarje e rëndë është pak më parë në qytetin e Korçës.

Një 42 vjeçar ka është qëlluar me sëpatë në kokë një person që shiste banane, i cili ka gjetur menjëherë vdekjen, raportojnë televizionet informative.

Mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur pas një sherri, pranë Pazarit të Korçës.

Ndërkohë, policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka rrethuar zonën, duke arrestuar autorin e krimit, Zamir Topin, pak metra nga vendi i ngjarjes.

Njoftimi i policisë

Më datë 28.01.2020, në lagjen nr. 9, në Korçë, pas një konflikti për motive të dobëta shtetasi Z. T., 42 vjeç, banues në fshatin Pocestë, dyshohet se ka goditur me mjet prerës shtetasin D. O., rreth 50 vjeç, banues në fshatin Pocestë, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.

Shërbimet e Policisë kanë reaguar menjëherë ku kanë kapur autorin e dyshuar, të cilin e kanë shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor o punon për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.

Të fundit