Flash News

KRYESORE

Korçë/Konflikt për oraret e nisjes, plagosen me kaçavidë shoferët e furgonave

Korçë/Konflikt për oraret e nisjes, plagosen me

Një shofer furgoni ka mbetur i lënduar pasditen e sotme në Korçë, pas një sherri me mjete të forta.

Dyshohet se shkak i konfliktit ka qenë orari i nisjes së furgonave, që ka çuar në goditjen me kaçavidë të njërit prej tyre.

Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Zjarrfikësja”, në qytetin e Korçës, ku personi i plagosur është nisur menjëherë drejt spitalit.

Ndërkohë, policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po heton mbi zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Të fundit