Flash News

KRYESORE

Korçë, makina del nga rruga dhe bie në lumë; nuk dihet fati i shoferit

Korçë, makina del nga rruga dhe bie në lumë; nuk dihet

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e ditës sotme ku një makinë ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në lumë. Aksidenti është shënuar në aksin nacional Maliq-Korçë rreth orës 03:45, tek ura në dalje të Maliqit.

Në të dhënat e deritanishme nuk dihet se çfarë ka ndodhur me shoferin por thjesht dihet identiteti i tij dhe bëhet fjalë për Gjergji Elmazin.

Sipas burimeve zyrtare të policisë është bërë me dije se për shkak të thellësisë së madhe të ujit nuk është nxjerrë ende mjeti.

Pritet që në vendin e ngjarjes të shkojnë polumbarët që të bëjnë të mundur nxjerrjen e trupit.

Të fundit