Flash News

KRYESORE

Korçë, masakrohet me thikë 67-vjeçari. Humb jetën në spital

Korçë, masakrohet me thikë 67-vjeçari. Humb jetën

Një 67-vjeçar u qëllua për vdekje me thikë në lagjen nr.7 të qytetit të Korçës mbrëmjen e të enjtes. Ngjarja ndodhi rreth orës 20:30, raporton policia.

Viktima është një shtetas me inicialet P.T., ish-punonjës në postë ndërsa aktualisht punonte si teknik telefonash. 67-vjeçari është gjetur i plagosur rëndë nga bashkëshortja e tij në afërsi të banesës.

Ai është dërguar me urgjencë në spitalin e qytetit, por nuk ka arritur të mbiejtojë. Ende nuk dihen motivet dhe autori i vrasjes së të moshuarit.

Policia shkoi në vnedngjarje dhe nisi punën për zbardhjen e shkaqeve të krimit të rëndë. 67-vjeçari, sips raportimeve, nuk njihej për person problematik në qytet.

Të fundit