Flash News

KRYESORE

Korçë/ Tërmeti la të pastrehë dhjetra familje, PD: Rama i gënjeu, Filo shpërdoron miliona euro për kulla

Korçë/ Tërmeti la të pastrehë dhjetra familje, PD:

Dhjetra familje të fshatit Floq të Korçës, shtëpitë e të cilëve u dëmtuan nga tërmeti i gjashtë javëve më parë, vazhdojnë të jenë të pastrehë. Dega lokale e PD-së Korçë ka ngritur shqetësimin për këtë situatë problematike, duke deklaruar se kryeministri Edi Rama mashtroi se shtëpitë do të ndërtohen brenda verës.

Sipas Degës së PD-së në Korçë, më të dëshpëruarit nga familjet e pastreha për shkak të tërmetit janë ata që ‘fatkeqësia i çoi të besonin tek përralla kryeministrore se deri në shtator do të përfundonte rindërtimi i të gjitha shtëpive’.

“Se për një kryetar bashkie,si Sotiraq Filo,i refuzuar masivisht në monovotimet e 30 qershorit,që shpërdoron miliona euro për kulla,qytete imagjinarë fëmijësh,qendra të kulturës dhe artit ndërplanetar,është normale,që ndërtimin e shtëpive nuk e nis nga themeli,por nga oxhaku”, demlaron Dega e PD-së Korçë.

Sipas tyre, në Floq nuk ka filluat dhe as nuk ka gjasa të fillojë rindërtimi i shtëpive  dhe pritet që një fondacion i huaj të nisë ndërtimin e njërës prej 67 shtëpive plotësisht të shkatërruara.

Gjithashtu, PD deklaron se nuk po bëhet kurrëfar transparence se ku dhe si do të gjenden 2.1 miliardë lekë për rindërtimin e shtëpive.

Dega lokale e PD-së Korçë i ka bërë thirrje kreut të bashkisë së këtij qyteti të ushtrojë përgjegjësitë që i ngarkon ligji.

“Ndërsa ti i kalon ditët e nxehta në tavolina relaksi me deputetët,të promovuar dje nga hiçi dhe sot,të rënë nga vakti,në shkollën e Floqit,mbi 80 burra,gra,të moshuar,invalidë dhe foshnja të sapolindura,mbijetojnë mes bashkëjetesës kolektive,mungesës së ujit dhe kushteve më minimale të higjenës”, thotë PD në deklaratën e saj.

Të fundit