Flash News

KRYESORE

Kordoni i policisë te kryeministria dominohet nga femrat, çfarë mbajnë me vete në çantë

Përballë kryeministrisë është vendosur tashmë kordoni i policisë. Një strategji e mbrojtjes së rendit dhe të sigurisë gjatë protestës, është vendosja e efektivëve femra. Dallohet një vendosje, e koordinuar, 2 police një polic, deri në fund të vargut.

Ajo që vihet re është një çantë që e mbajnë efektivët me vete, ku mësohet se mbajnë një maskë kundërgaz në rast se protestuesit do të qëllojnë me tymuese drejt tyre dhe shkopin e gomës.

Ndërkohë në terren shihen dhe makina të policisë së brendshme të cilat do të përdoren për të shpërndarë turmën nëse do të ketë konflikte.

 

Të fundit