Flash News

KRYESORE

Kore raciste ndaj futbollistëve të Francës, FIFA gjobit Federatën Ruse

Kore raciste ndaj futbollistëve të Francës, FIFA gjobit

Federata Ruse është ndëshkuar me një gjobë prej 30 mijë franga zviceriane nga FIFA, për shkak të koreve raciste në ndeshjen miqësore mes Francës dhe Rusisë.

Disa tifozë të skuadrës vendase imituan tingujt e majmunëve, duke vënë në qendër të tyre mesfushorin e Manchester United, Paul Pogba dhe sulmuesin e Barcelonës, Ousmane Dembele.

FIFA  gjithashtu ka publikuar një Udhëzues për Praktikat e Mira të Diversitetit dhe Anti-Diskriminimit për të mbështetur të gjitha shoqatat e saj anëtare.

Institucioni më i lartë i futbollit u bërë thirrje të gjithë tifozëve që të vijnë në stadiume me një frymë uniteti, paqje dhe miqësie.

Të fundit