Flash News

KRYESORE

Koreja e Veriut dërgon 229 vajza në Korenë e Jugut, veshja e tyre lë mbresa (FOTO)

Vajzat e Koresë së Veriut “pushtojnë” Korenë e Jugut dhe kur themi “pushtojnë” mund ta themi seriozisht pasi plotë 229 vajza kanë mbërritur në këtë vend veshur me pallto të kuqërremtë dhe kapele të zeza.

Vajzat kanë mbërritur për Olimpiadën Dimërore që do të zhvillohet në Korenë e Jugut ku ajo e Veriut do të përfaqësohet me 10 atletë në këtë kompeticion.

229 vajzat do të luajnë rolin e “nxitësve të tifozëve” për atletët pjesëmarrës në olimpiadë, por përzgjdhja e tyre nuk ka qenë e rastësishme.

Ato janë zgjedhur me shumë kujdes nga partia për të parë prejardhjen e tyre familjare, pamjen, aftësitë dhe besnikërinë ndaj Partisë si Kim Yong Un. Kjo shihet si një shenjë e mirë bashkëpunimi mes dy shteteve.

Të fundit