Flash News

KRYESORE

Koreja e Veriut raporton rastin e parë 'të dyshuar' të COVID-19; Kim Jong Un takim urgjent

Koreja e Veriut raporton rastin e parë 'të dyshuar' të

Mbi 8 muaj që nga shpërthimi për herë të parë i pandemisë, Koreja e Veriut ka regjistruar sot rastin e parë “të dyshuar” si të infektuar me COVID-19. Lajmi është bërë me dije nga Agjencia Qendrore Koreane e Lajmeve (KCNA), e cila raporton për një person që ka hyrë në mënyrë të paligjshme javën e kaluar përmes qytetit kufitar Kaesong.

Sipas agjencisë personi “i dyshuar” është marrë nën vëzhgim, ndërkaq situata e krijuar ka vënë në alarm liderin suprem, Kim Jong-un, i cili menjëherë zhvilloi një takim urgjent.

"Përkundër masave parandaluese intensive anti-epidemike të marra në të gjitha fushat në gjithë vendin dhe mbylljes së rreptë të të gjitha kanaleve për gjashtë muajt e fundit, ndodhi një situatë kritike, për të cilin virusi i rrezikshëm mund të thuhet se ka hyrë në vend", mësohet të ketë thënë Kim.

Udhëheqësi i Koresë së Veriut bëri të qartë se do të zbatohet niveli maksimal i masave kundër pandemisë në vend, raporton KCNA.

Kaesong është mbyllur për hyrje dhe dalje që nga e premtja pas kontrolleve rutinore, kurse njerëzit që kanë udhëtuar drejt qytetit dhe nga qyteti në pesë ditët e fundit janë karantinuar, theksoi Kim.

Në fillim të këtij viti, Pheniani njoftoi pezullimin e të gjitha udhëtimeve me Kinën, duke deklaruar nuk kishte asnjë kërcënim të COVID-19 në vend.

Kujtojmë se, COVID-19 ose koronavirusi i ri u identifikua fillimisht në dhjetor 2019 në Wuhan, Hubei, ndërsa rasti i parë i konfirmuar është gjurmuar në 17 nëntor 2019 pikërisht në këtë provincë të Kinës. Ky virus vdekjeprurës vijoi përhapjen e tij globalisht, duke u kthyer në një pandemi të vazhdueshme, ende pa një vaksinë.

Deri tanimë, sipas Johns Hopkins map, 645 699 persona rezultojnë të vdekur dhe 16 milionë e 117mijë e 992 të infektuar nga Covid-19. Mirëpo, ironike dhe një rekord “historik”-nëse mund të quhet kështu- mbetet fakti se Koreja e Veriut shënon të infektuarin e parë mbi 8 muaji pas shpërthimit të virusit vdekjeprurës.

Të fundit