Flash News

KRYESORE

“Korona nuk bën shaka”, Rama flet nga kryeministria bosh: Vali më ka thënë...

“Korona nuk bën shaka”, Rama flet nga kryeministria bosh: Vali

Kryeministri Edi Rama ka përcjellë një video-mesazh nga godina e kryeministrisë thuajse e boshatisur, për të gjithë qytetarët që të reduktojnë lëvizjet e panevojshme dhe të qëndrojnë në shtëpi si masë parandaluese për virusin që ka prekur edhe Shqipërinë.

Teksa citon Vali Bizhgën, ekspertja e shëndetit publik në kabinetin e kryeministrit, Rama përsërit se covid-19 nuk është shaka nëse nuk respektohet disiplina e kërkuar.

“Duket si e diel në këtë godinë ku jemi mësuar të punojmë pa pushim.Shumica punojnë me kompjuter nga shtëpia dhe dritaret janë hapur gjithandej me urdhër nga Vali, ekspertja e shëndetit publik që kam fatin ta kem në krahun e djathtë, prej 6 vitesh në krye të kabinetit të kryeministrit.

Për mua s’ka më hapje zyre, larje duarsh rregullisht, kontakte fizike të reduktuara, distancë 2 metra se nuk e di pse Vali mendon se 1 metër është pak.

Kjo është një gjendje e çuditshme, por duhet të ruhemi që të mos bëhemi përçues te të afërmit tanë. Kujdesin nga korona priremi të quajmë rrezik nga një frikë. Shumë nga ne e merr lehtë dhe luan me zjarrin dhe rrezikon të bjerë në humnerë apo të hedhë në humnerë të afërmit. Na duket budallallëk që një gjallesë e padukshme, përballë të cilës një mushkonjë duket sikur të ishin 10 himalaje të vendosur njëra mbi tjetrën mund të na ndalojë të shkojmë në kafe, internet, palestër, të puthemi, të mblidhemi apo të shkojmë në ceremoni mortore.

Si mundeni ne që t’i trembemi një grimce dhe të harrojmë kreshnikët, malet prej të cilëve rrjedhim që i bëjmë.

Korona nuk bën shaka. Ja prish gjumin 80% të atyre që iu ngjitet por ata që i kap gafil 20% i cimbis ngado, i merr frymën, i ha fytin dhe i përdor për të kapërcyer në një të afërm, gjyshërit, shtatzënë derisa arrin ta marrë në botën tjetër. Korona zmbrapset vetëm me solidaritet dhe disiplinë.

Duhet të rrinë në shtëpi, mbani dritaret hapur, shyqyr edhe koha e lejon. T’i mbajnë në një dhomë tjetër të moshuarit apo të mësuarit kronikë”, thotë Rama.

 

 

 

 

Të fundit