Flash News

KRYESORE

Koronavirus/ Ministria e Shëndetësisë jep informacionin zyrtar: 59 të testuar nga 6 rrethe

Koronavirus/ Ministria e Shëndetësisë jep informacionin zyrtar:

Në Shqipëri nuk ka asnjë rast të vërtetuar me koronavirus. Ministria e Shëndetësisë ka dhënë sot njoftimin e përditshëm zyrtar dhe ka bërë me dije se në Laboratorin e Virologjisë pranë ISHP në total numri i rasteve të testuara ka shkuar në 59 dhe nga rezultatet mësohet se nuk ka asnjë person pozitiv me COVID-19.

Sipas MSH rastet e testuara deri tani i përkasin kryesisht Tiranës, Shkodrës, Durrës, Fierit, Lezhës dhe Vlorës.

Gjithashtu mësohet se Komiteti Teknik për COVID-19 ka përcaktuar se si do veprohet për rastin 1 e më tej në drejtim të menaxhimit klinik si dhe ndjekjes së personave të kontaktit dhe karantinimin e tyre.

Spitali Infektiv do të jetë spitali që do të menaxhojë rastet e para, me një staf të përcaktuar dhe të trajnuar dhe në varësi të numrit të rasteve janë përcaktuar spitalet COVID 1 dhe COVID 2 si dhe spitalet dhe stafi mjekësor ku do të zhvendosen pacientët ekzistues.

Të fundit