Flash News

KRYESORE

Koronavirus, OBSH jep alarmin: Të rinjtë asimtomatik, burim infeksioni për të moshuarit dhe personat e sëmurë kronikë

Koronavirus, OBSH jep alarmin: Të rinjtë asimtomatik, burim infeksioni

OBSH ka paralajmëruar se të rinjtë nga mosha 20 deri në 40 vjeç janë kthyer në një burim infektimi dhe shpërndarjeje të koronavirusit.

Një nga drejtorët e OBSH-së, Takeshi Kasai, ka ngritur alarmin gjatë ditës së sotme, ndërsa theksoi  se të rinjtë janë më të rrezikshmit në këtë situatë pandemike për shkak se janë asimptomatikë.

Sipas Dr. Takeshi Kasai, të rinjtë e infektuar por asimtomatikë rrezikojnë se tepërmi edhe shëndetin e grupeve më vunerabël siç janë të moshuarit apo personat e sëmurë kronikë.

Përpjekjet për të gjetur një trajtim efikas apo vaksinën vazhdojnë ende ndërkohë që një kompani farmaceutike kineze ka thënë se vaksina kundër COVID-19  do të jetë gati nga fundi i vitit, ndërsa më herët Rusia pranoi se tashmë e ka zbuluar dhe e ka gati për përdorim një vaksinë.

Deri më tani shifrat me të prekur në gjithë botën kanë shkuar në rreth 21 milion të infektuar, ndërsa  770 mijë persona kanë humbur jetën për shkak të COVID-19.

Të fundit