Flash News

KRYESORE

Koronavirusi, Basha apel Ramës: Mos ki komplekse nga propozimet tona, shto fondet për pajisjet mjekësore

Koronavirusi, Basha apel Ramës: Mos ki komplekse nga propozimet tona, shto

Kryetari i Partisë Demokartike Lulzim Basha i bëri përsëri thirrje Kryeministrit Edi Rama që të reagojë, duke shtuar fondet për të përballuar kostot e testimeve të personave me koronavirus. Basha shprehehet se qeveria nuk duhet të ketë kompleks në zbatimin e masave të propozuara nga PD, pasi është kohë krize. “Situata emergjente kërkon masa emergjente! Ftoj qeverinë që në këtë kohë krize të mos ketë asnjë kompleks të zbatimit të masave ekonomike dhe sociale të propozuara nga PD, por të veprojë pa humbur kohë dhe të adoptojë këto masa për hir të të gjithë shqiptarëve. Koha nuk pret!”, thotë Basha.

Kryedemokrati kërkon rishikim të buxhetit të vitit 2020, me qëllim që të mos ketë mungesë fondesh për të blerë pajisjet e nevojshme për të përballuar koronavirusin, pasi koha nuk pret. “Qeveria ka planifikuar 40 herë më shumë fonde për oligarkët sesa për luftën kundër koronavirus. PD propozon rishikimin e menjëhershëm të buxhetit të vitit 2020, me qëllim:

Alokimin e fondeve të nevojshme në përballimin e kostove për testimet për personat që mund të jenë prekur nga COVID -19 dhe për trajtimin e të sëmurëve, numri i të cilëve është rritur që nga momenti i zbulimit të "pacientit 0" dhe pritet të rritet dita-ditës. Nuk duhet të ketë mungesë fondesh për të blerë të gjitha pajisjet, kitet e nevojshme testuese dhe aparaturat për trajtim, sepse koha nuk pret, koha kushton jetë”, thotë Basha.

Duke kërkuar rritje të fondeve për buxhetin e mbrojtjes sociale, Lulzim Basha shprehet se paratë për të përballuar këtë situatë janë plotësisht të mundura, duke artikuluar se qeveria ka planifikuar harxhojë 120 milionë euro për 10 oligarkë, ndërsa ka dhënë 3 milion për situatën nga koronavirusi.

“Rritjen e fondeve në buxhet për mbrojtjen shëndetësore në tërësi. Rritjen e fondeve në buxhet për mbrojtjen sociale, sidomos ndaj atyre të moshës së tretë.

Këto alokime fondesh dhe mbështetja me fonde të menjëhershme janë plotësisht të mundura, po të kemi parasysh se vetëm gjatë këtij viti, qeveria ka planifikuar të harxhojë 40 herë më shumë për PPP-të, sesa ka alokuar për koronavirusin: 120 milionë euro janë planifkuar për 10 oligarkë dhe 12 PPP, ndërkohë që vetëm 3 milionë euro janë alokuar për krizën e koronavirusit”, thotë Basha.

Të fundit