Flash News

KRYESORE

Koronavirusi, Basha kujton banorët që jetojnë në çadra pas tërmetit: Të rrezikuar për shkak të kushteve higjenosanitare, qeveria të ndalë show-n

Koronavirusi, Basha kujton banorët që jetojnë në

Në një deklaratë nga selia blu, kryetari i PD, Lulzim Basha tha se masat e marra nga qeveria deri tani për koronavirusin janë propagandë dhe shoë televiziv.

Ai tha se qeveria duhet të marrë masa konkrete, kryesisht për shtetasit që vijnë nga Italia.

Po ashtu Basha përmendi faktin se përveç rrezikut të prekjes nga koronavirusi, shumë qytetarë ndodhen në kushte të mjerueshme për shkak të tërmetit të 26 nëntorit dhe janë më të rrezikuar nga prekja e virusit për shkak të kushteve të pafavorshme higjenike.

“Qeveria duhet të ndalë menjëherë propagandën dhe të marrë masa konkrete për kontrollin e qytetarëve që vijnë nga Italia, kryesisht nga rajonet ku corona virusi ka përhapjen më të madhe.

Ndërkohë  që Shqipëria ndodhet përballë  rrezikut potencial të prekjes nga corona virus, mijëra bashkëqytetarë ndodhen në kushte të mjerueshme  për shkak të tërmetit të 26 nëntorit. Në mungesë të një strehe  ata jetojnë ende në çadra ose janë rikthyer në banesat e dëmtuara, në kushte aspak të favorshme higjenosanitare dhe me mungesa të theksuar në ushqime.

Njerëzit janë të shqetësuar me të drejtë, ndaj është koha që të flasin mjekët dhe të izolohet propaganda.

Detyra e qeverisë është të sigurojë këto kushte dhe jo të bëjë shoë dhe propagandë”, tha mes të tjerash Basha.

Të fundit