Flash News

KRYESORE

Koronavirusi, Basha: Të qëndrojmë larg propagandës, koha të flasin vetëm mjekët

Koronavirusi, Basha: Të qëndrojmë larg propagandës, koha

Kryetari i PD-së Lulzim Basha, në një deklaratë për mediat nga selia blu u ndal te rreziku për koronavirusin në Shqipëri, duke u shprehur se PD po ndjek situatën me vëmendje të madhe.

Në fjalën e tij Basha tha se është momenti që politikanët të qëndrojnë larg propagandës dhe të dëgjohet vetëm fjala e mjekëve.

 “Kam disa mesazhe përmes mediash, kur e di që shumëkush prej jush po përjetoni momente pasigurie dhe ankthi. Sot është koha të flasin mjekët, të hartohet plani i detajuar i masave konkrete dhe ky plan duhet të shpërndahet.

Nuk është koha për propagandë, por koha që të flasin mjekët. Gjatë ditës së sotme kemi pasur disa takime me ekspertët më të rëndësishëm të fushave të epidemive dhe me një numër profesorësh dhe specialistësh”, tha Basha ndër të tjera.

I pyetur nëse PD ka informacion nëse koronavirusi ka ardhur në Shqipëri, Basha tha:

PD po monitoron dhe detyra jonë është t’i shërbejmë qytetarëve me çdo lloj ndihme. Që nga momenti i parë i alarmit të epidemisë do t’u vijmë në ndihmë qytetarëve.”

Të fundit