Flash News

KRYESORE

Pse nuk tregohet vendi i karantinës? E zbulon ISHP: Shkakton panik te banorët përreth

Pse nuk tregohet vendi i karantinës? E zbulon ISHP: Shkakton panik te

Nëpërmjet një dalje për mediat, drejtuesja e Departamentit të Sëmundjeve Infektive në Institutin e Shëndetit Publik, Silva Bino, ka  bërë sot thirrje për të mos ka kapur nga panik për koronavirusin dhe për të pasur më shumë besim të strukturat shtetërore.

Bino nënvizoi se deri më tani nuk ka asnjë rast të dyshuar për ndonjë person të prekur.  “E rëndësishme të jemi vigjilentë, jo vetëm por dhe të kujdesshëm për veten dhe të afërmit tanë. Ky virus nuk luftohet vetëm nga strukturat qeveritare por dhe duke u kujdesur. Mos pështyjmë përtokë, të vendosim gropëzën e bërrylit kur teshtijmë, të mos os prekim hundën, gojën. Janë disa rregulla të thjeshta sanitare”, këshilloi Silva Bino.  Sipas ekspertes ky është një virus i thjeshtë dhe përhapet po në atë rrugë që përhapet virusi i gripit.

Duke bërë thirrje për besim të strukturat shëndetësore në vend, Bino tha se ISHP e përcakton diagnozën e koronavirusit në vend dhe se ka disa pajisje që janë për diagnostifikim.

Ajo deklaroi se janë përforcuar masat në kufi dhe apeloi që të gjithë ata që udhëtojnë drejt apo nga zonat e prekura të njoftojnë për çdo shqetësim.

Ndërkohë që Silva Bino nuk la pa sqaruar dhe çështjen e karantinës në vend. Ajo deklaroi është përzgjedhur një strukturë spitalore për kushtet e mira.

“Janë përzgjedhur dhe struktura të tjera që i plotësojnë këto kushte. Kemi përcaktuar rregullat qoftë për karantinën në shtëpi, qoftë për në struktura të tjera.

Është zgjedhur një qendër në vend por që ende nuk do të bëhet publike pasi mund të shkaktojë panik tek banorët e zonës.

Është normale që njerëzit të kenë frikë por nuk duhet të ketë panik. Kini besim tek strukturat, kini besim tek ne dhe tek mua që po flas sepse shpesh e shoh që ka dyshime”, tha ndër të tjera Silva Bino, shefe e Departamentit të Sëmundjeve Infektive në Institutin e Shëndetit Publik.

Të fundit