Flash News

KRYESORE

Koronavirusi, dy gazeta nuk do të botohen: Mbrojmë lexuesin

Koronavirusi, dy gazeta nuk do të botohen: Mbrojmë lexuesin

Gazeta “Panorama” dhe “Panorama Sport”, ndalojnë përkohësisht botimin në print.

Kjo vjen si masë parandaluese për koronavirusin.

Faqja online e gazetës Panorama njofton se publikimi i lajmeve do të vazhdojë online.

“I paralajmëruar prej ditësh në faqet e gazetës, sot COVID-19 është një fakt edhe në Shqipëri. Do të ishte jo fort e arsyeshme nga ne, t’ju kërkonim të dilnit nga shtëpia të blinit gazetën gjatë këtyre ditëve.

Do të ishte aventurë shumë e rrezikshme nga ju, të nderuar lexues, të dilnit nga shtëpia për të blerë gazetën.

Ndaj sot, pas një debati të gjatë, mes shembjes së një tradite të botimit ditor të shtypit të shkruar dhe rrezikut potencial ndaj lexuesve tanë, vendosëm të ndalojmë hedhjen në treg të gazetës “Panorama” dhe “Panorama Sport”, deri në mbarimin e gjendjes së jashtëzakonshme të shtetrrethimit.

Të gjithë lexuesit tanë mund të na ndjekin lajmet tona, duke klikuar në ëebin tonë www.Panorama.al dhe Panoramasport.al

Ashtu siç e kishim parashikuar, virusi del nga kontrolli, nëse ne nuk marrim masa ekstreme.

Ju falënderojmë, dhe me shpresë të madhe, do shihemi shumë shpejt”, shkruan gazeta Panorama online.

Të fundit