Flash News

KRYESORE

Koronavirusi, fiset indigjene në Brazil anulojnë për herë të parë në histori ritualin e veçantë që nderon të vdekurit

Fiset indigjene në parkun kombëtar Xingu në Brazil kanë anulluar për herë të parë në histori ritualin e tyre më të madh të quajtur Kuarup. Shkak është bërë pandemia Covid 19.

Ceremonia e quajtur Kuarup, i bën homazh të vdekurve dhe organizohet mes korrikut e shtatorit.

Në grumbullimin e të gjithë fiseve fqinje celebrohet jeta, vdekja dhe rilindja.

Një nga eventet e tjëra është prezantimi i të gjitha vajzave të reja që kanë provuar për herë të parë menstruacionet që do të thotë se po afrohet koha që ato të gjejnë një partner. Ato lyejnë trupin e tyre dhe veshin ornamente të shumta teksa kërcejne.

Përfaqësuesit e këtyre fiseve thonë se koronavirusi  “po bën kërdinë” në Brazil me rritje të vdekjeve në fshatrat e largët të xhunglave.

Ndërkohë agjencitë për grupet indigjene të Brazilit kanë akuzuar qeverinë për mungesë planesh veprimi për mbrojtjen e popullatave prej qindra mijëra njerëzish nga Covid-19.

Ianukula Kaiabi Suia, president i grupeve indigjene në Xingu tha për mediat vendase:

“Kuarup është eventi më i madh që ndodh në pjesën e sipërme të Xingu ku qindra mblidhen për t’i thënë lamtumirë të vdekurve. Në të marrin pjesë si njerëz nga brenda dhe nga jashtë parkut prandaj shoqata na ka këshilluar për rreziqet e pandemisë që mund të përfshihen në ceremoni”.

Shifrat e hartuara nga agjencitë tregojnë se në çdo 100,000 brazilianë indigjenë 1,479 janë të infektuar me Covid-19, në krahasim me 907 në çdo 100,000 brazilianë.

Sipas censusit demografik në Brazil popullata indigjene e vendit arrin në 896,900.

Më poshtë foto nga organizimi i ritualit të veçantë

 

Të fundit