Flash News

KRYESORE

Koronavirusi, ish deputeti publikon dokumentin: Qeveria u kap e papërgatitur, nuk dëgjoi propozimet tona

Koronavirusi, ish deputeti publikon dokumentin: Qeveria u kap e

Ish deputeti demokrat Bardh Spahia kujton paralajmërimin e PD-së për qeverinë lidhur me masat e hershme për koronavirusin.

Spahia thotë se qeverisë ju propozua që më herët që të merrte masa kur ende nuk ishte evidentuar një rast i tillë në vend por propozimit të PD nuk ju vu veshi.

Demokrati shton se nëse do ishin marrë masa më parë situata do të ishte më e lehtë.

Spahia publikon një dokument për të cilin shkruan se Edi Rama bleu mjete mbrojtëse personale 1 muaj me vonesë dhe vetëm 12 ditë pas konfirmimeve të rasteve të para të të prekurve me COVIOD-19.

Nuk dua të komentoj fare faktin se blerja është kryer me kontratë sekrete, apo thënë ndryshe pa garë, sepse Qeveria kështu ka vepruar në kohë normale, dhe jo më në këtë kohë emergjence, por sigurisht dua të shpreh indinjatën time për një vendim kaq të vonuar”, thekson ish deputeti.

Të fundit