Flash News

KRYESORE

Koronavirusi, Italia shënon 463 viktima. Shtohet numri i personave të infektuar

Koronavirusi, Italia shënon 463 viktima. Shtohet numri i personave të

Autoritet italiane konfirmuan të hënën se numri i prsonave të sëmurë nga koronavirusi shkoi në 7985 persona. 97 persona kanë humbur jetën gjatë 24 orëve të fundit në Itali për shkak të Koronavirusit, duke e çuar numrin total të personave që kanë humbur jetën në 463 persona. Rajoni i Lombardisë vijon të ketë numrin më të madh të të prekurve me 5469 persona.

Emilia Romangna gjithashtu ka një numër të madh të të prekurish me 1386 persona.  Ndërkohë persona të shëruar nga koronavirusi në Itali janë në total 724 pacientë.

Aktualisht 733 persona po mbahen në terapi intensive. Italia është vendi me numrin më të madh të të prekurve dhe viktimave nga koronavirusi në Europë, që prej shpërthimit të epidemisë në veri të vendit. Edhe pse masat e qeverisë italiane ishin të menjëhershme, situata është përkeqësuar nga dita në ditë.

Të fundit