Flash News

KRYESORE

Koronavirusi, Izraeli karantinë të detyruar për çdo person që futet në vend

Koronavirusi, Izraeli karantinë të detyruar për çdo person

Izraeli vendosi masa ekstreme për parandalimin e përhapjes së koronavirusit. BBC raporton se të gjithë personat që mbërrijnë në Izrael nga vende të tjetër do tu kërkohet të vetë-karantinohen për të paktën 14 ditë, ka njoftuar kryeministri Benjamin Netanyahu. “Të gjithë ata që vijnë në Izrael nga jashtë dot ë vendosen në izolim 14 ditë”, shkruajti ai në Twitter.

Ministri i Brendshëm Aryeh Deri u shpreh se masa është efektive menjëherë për të gjithë izraelitët që kthehen në vend. Kjo masë do të zbatohet njësoj edhe për qytetarët e huaj. “Pas disa diskutimesh komplekse, morëm vendimin: të gjithë ata që vijnë në Izrael nga jashtë do të hyjnë në izolim për 14 ditë”, tha Netanyahu.

“Ky është një vendim i vështirë, por është thelbësore për të ruajtur shëndetin publik, dhe shëndeti publik i paraprin gjithçkaje”, është shprehur ai. Masa do të thotë se rreth 300,000 qytetarë në një vend me rreth nëntë milion banorë do të duhet të izolohen, raportojnë media izraelite. Izraeli deri më tani ka regjistruar 42 raste të Covid-19, dhe nuk ka vdekje.

Të fundit