Flash News

KRYESORE

Koronavirusi, La Liga lë pezull rinisjen e trajnimit të klubeve

Koronavirusi, La Liga lë pezull rinisjen e trajnimit të klubeve

Koronavirusi po mban peng rifillimin e sezonit sportiv në të gjitha vendet e Europës. Kampionatet e mëdha janë ato që kanë hasur më shumë vështirësi në këtë drejtim, pasi ekipet e tyre po humbasin çdo ditë shuma të mëdha financiare. Në Spanjë, La Liga do të vijojë të qëndrojë pezull. Ekipet ende nuk kanë një datë se kur do të dalin në fushë. Ministri i Shëndetësisë, Salvador Illa, kujtoi se vetëm autoritetet shëndetësore mund të japin dritën jeshile dhe se sot është e vështirë të mendosh për masa më pak kufizuese në 15 ditët e ardhshme.

La Liga kishte planifikuar të kryente testime te klubet që më pas të rifillonte stërvitjen. Megjithatë mediat loakle në Spanjë raportojnë se për momentin kjo ide qëndron e ngrirë. Klubet janë informuar se "ekzekutimi i testeve është i detyruar me datën e rifillimit të trajnimit sepse qëllimi është të garantohet shëndeti i të gjithëve dhe prandaj duhet të bëhet afër asaj date". Por data ende nuk dihet dhe gjasat që janë që 4 maji, i planifikuar për rifillimin e stërvitjeve, mund të shtyhet.

Të fundit