Flash News

KRYESORE

Koronavirusi, mjeku shqiptar në SHBA flet për Politiko.al. Meraku im për Shqipërinë është sistemi shëndetësor. Ju tregoj kush janë më të riskuarit

Koronavirusi, mjeku shqiptar në SHBA flet për Politiko.al. Meraku im

Mario Ademaj është mjek shqiptar (Primary Care Doctor, Sport Medicine Doctor) në klinikën “ProHealth Care” në Chicago. Së fundi, ai është vendosur udhëheqës në klinikën që punon për ekipin e mjekëve që do të merren me kurimine  koronavirusit. Në një intervistë ekskluzive për Politiko.al, doktor Mario Ademaj rrëfen disa nga gjërat që duhet dimë për koronavirusi. Së pari ai tregon se njerëzit duhet të ruajnë qetësinë, të mbajnë larg panikun dhe të kujdesen për shëndetin. Megjithatë, Mario nuk kërkon të shmangë të vërtetën, ai thotë se koronavirusi është i rrezikshëm dhe tashmë është pandemi, pasi përhapja e tij është në shumë vende të botës. Por, përtej këtyre, Mario Ademaj ndalet gjatë  te situata në vendin tonë. Ai thotë se Shqipëria ka një sistem shëndetësor të dobët, dhe sipas tij, ky është problemi më i madh në vend. Megjithatë, Mario tregon se mjekët që kanë mbetur në Shqipëri, janë të aftë dhe mund ta përballojnë situatën. Ai beson se rastet do të shtohen me koronavirus në Shqipëri. Doktor Mario Ademaj tregon edhe disa të vërteta të tjera, kush janë grupet më të riskuar, pse fëmijët janë të mbrojtur dhe kush kanë rrisk të lartë për të humbur jetën nga koronavirusi.

Doktor Mario, si po e përballon SHBA situatën nga koronavirusi dhe cili është roli juaj në spitalin ku punoni në Chicago?

Deri tani, situata në SHBA është pak ashtu siç është dhe në vende të tjera. Nga ana e mjekësisë jemi përgatitur dhe çdo klinikë ka ushtruar një protokoll sipas Departamentit të Shëndetëisë të çdo shteti, që vinë direkt nga Qendra Kombëtare e Sëmundjeve në SHBA. Numri i pacientëve me koronavirus vazhdon rritet ashtu si dhe numri i njerëzve që humbin jetën nga virusi. Publiku këtu, ashtu si njerëzit në Shqipëri në këto momente të vështira, ka panik, ka mungesë informacioni, ka frikë, konfuzion dhe do emocion që mund të gjendet në këtë situatë. Unë jam mjek në një nga spitalet dhe klinikat më të mëdha të zonës ku banoj afër Chicago-s dhe roli im muajt e fundit ka qenë si lideri për përgatitjet kundër koronavirusit në klinikën tonë. Roli im është për të edukuar dhe përgatitur mjekët tanë me protokollin kundër koronavirusit.

A mund të flasim për një situatë pandemie?

Koronavirusi është pandemik në çdo mënyrë, e vetmja gjë që po mungon është “titulli” zyrtar nga OBSH. Dhe unë besoj personalisht që dhe kjo do të bëhet realitet. Ndryshimi midis “Epidemic” dhe “Pandemic” është ky: Epidemik është një sëmundje që infekton më shumë njerëz se zakonisht në një ose disa rajone, ndërsa pandemik është kur sëmundja kalon kufijtë dhe shpërndahet rreth botës dhe ka vështirësi për të izoluar. Sipas këtij kuptimi, patjetër koronavirusi konsiderohet pandemik dhe prandaj disa figura po e quajnë virusin me këtë emër, si drejtori i shëndetësisë në Gjermani që e konsideroi sot (dje) në një konferencë.

Shqipëria konfirmoi rastet e para nga koronavirusi, çfarë duhet të bëjmë në këtë moment?

Në radhë të parë, dhe më e rëndësishmja për çdo njeri, si publiku, si mjekët, dhe politikanët të rrinë të qetë dhe pa panik. Si të jetë pandemik ose jo, kur njerëzit janë në panik nuk përfiton asnjë nga situata. Realiteti është ky, nuk është hera e parë dhe s`do jetë hera e fundit që bota do të luftojë kundër një virusi ose sëmundje. Shqipëria sidomos tani është në qendër të vëmendjes të botës për disa arsye. Më e rëndësishme, tani erdhi momenti për sistemin e shëndetësië në Shqipëri të tregojë realitetin, fuqinë dhe strukturëns e saj. Meraku i të gjithëve ishte “a do të vijë koronavirusi në Shqipëri?”. Fakti është që fatkeqësisht erdhi, dhe tani ne të gjithë kemi rol për të luajtur në këtë luftë kundër një virusi të hidhur. Njerëzit duhet të bëjnë kujdes për shëndetin dhe ambientin e tyre. Qeveria duhet të ketë komunikim të pastër dhe të hapur me OBSH-në. Politikanët duhet t`i lënë interesat personale mënjanë dhe të bashkëpunojnë për popullsinë tonë. Publiku duhet të informohet vetëm me lajme të sakta.

Sa shqetësuese është situata për një vend si Shqipëria?

Do ju them të vërtetën sipas opinionin tim, që kam formuar gjatë 5 viteve të fundit që jam rikthyer në Shqipëri dhe Kosovë bashkë me organizatën vullnetare Albanian International Medical Team. Me aq sa kam parë, meraku im nuk është për sulmin e koronavirusit, por më shumë për sistemin e shëndetësisë në Shqipëri. Realiteti, dhe ashtu si e di popullsia, sistemi jonë nuk krahasohet me standardin e një shteti europian. Sistemi i shëndetësisë ka shumë mungesa, spitalet janë pa mjete, në shumë raste disa ilaçe nuk ekzistojnë fare për njerëzit në nevojë, sistemi i edukimit të mjekësisë është i dobët dhe i korruptuar, specialistët, mjekët dhe infermierët mungojnë shkojnë jashtë shtetit në Gjermani ku pagat janë më të larta. Këto i them me dhimbje në zemër se Shqipëria është atdheu im. Por nuk dua t`ju gënjej, dua t`ju them realitetin objektiv ashtu siç e kemi parë ne të organizatës që kthemi çdo vit aty. Megjithatë, dua t`ju them se individët që janë aty ende në sistemin e shëndetësisë janë të zgjuar, të shkathët dhe kanë dhembshuri për njerëzit. Bashkë me këtë, unë besoj se qeveria po e merr seriozisht çështjen e koronavirusit. Megjithatë, meraku i OBSH është për vendet si Shqipëria që nuk kanë infrastrukturën e Kinës ose SHBA ndoshta dhe të Italisë. Unë jam optimist për përballimin e situatës, por besoj se numrat e pacientëve pozitiv me koronavirus do të rritet, ndoshta të alarmshme, por besoj te mjekët tanë në Shqipëri do mundohen të bëjnë të pamundurën. 50% e luftës do të jetë e mjekësisë, 50% do të jetë nga vetë njerëzit të vazhdojnë të jenë të qetë, të pa panik, të jenë objektiv në perspektivën e tyre dhe të mirëinformohen gjatë kësaj tragjedi ndërkombëtare.

Cilët janë grupmoshat më të riskuara nga ky virus?

Koronavirusi mund të infektojë çdi njeri dhe çdo moshë, por rreziku për komplikacione ose vdekjes është te moshat e larta ose njerëzit me sëmundje kronike. Sipas studimit që publikoi Kina, nga 44.672 pacientë të infektuar, ata me moshën 80 vjeç e lartë kanë 14.8% mundësi të humbin jetën nëse infekton me koronavirus. Ndërsa poshtë moshës 50% është <1%. Po për mua problemi më i rëndësishëm sidomos për një vend si Shqipëria ku problemet kronike janë në nivel alarmant shtohet risku që ke nga koronavirusi. Për shembull, ata që kanë sëmundje zemre kanë 10.5% shans për vdekje, ata me diabet 7.3%, ata me sëmundje të mushkrive 6.3%, me tension të lartë 6% dhe me kancer 5.^%.

Ka një mit që fëmijët dhe gratë shatëzena nuk kanë rrezikshmëri nga koronavirusi, pse?

Edhe fëmijët dhe gratë shtatëzënë kanë risk të preken nga koronavirusi. Por, në fakt për mrekulli, fëmijët kanë patur simptoma më të dobëta se sa ndodh nga zakonisht viruset. Për shembull, me gripin, moshat më në rrezik janë të moshuarit dhe fëmijët poshtë moshës 5 vjeç, sepse kanë imunitet tamam të rriturit. Me koronavirusin kemi parë raste që dhe bebe që sa janë lindur janë infektuar, por për fat të mirë s`kanë simptoma të rrezikshme. Ky fenomen ndodh dhe me gratë, e kundërta te burrat. Këta të fundit kanë përqindje më të lartë për të vdekur nga koronavirusi sesa gratë, kjo besohet sepse burrat në përgjithësi nuk kujdesen për shëndetin sa gratë (psh përdorimi i duhanit dhe alkoolit është më i lartë te meshkujt dhe kjo i vë në rrisk për komplikacione nga koronavirusi). Kemi shumë pak statistika për gratë shtatëzanë, por në përgjithësi, në fakt zakonisht gratë shtatëzënë e kanë imunitetin më të dobët në atë periudhë dhe kjo i vë në risk për komplikacione dhe infeksione si gripi. Por, deri tani, s`kemi patur shumë raste që e mbështesin këtë ngjarje me koronavirus. Ekspertët e epidemiologjisë mendojnë se kjo është thjesht se s`kemi patur pacientë për të krijuar një gjykim objektiv, prandaj dhe komuniteti i mjekësisë vazhdon rekomandon shumë kujdes për gratë shtatëzën në përgjegjësi me shëndetin e tyre dhe mbrojtjen kundër kundër koronavirusit.

Cilat janë masat që duhet të marrim për të parandaluar infeksionin?

Lajini duart shpesh, rrini 1 metër larg njerëzve me simptoma si kollitje, mos i prek sytë, hyndën ose gojën me dorë. Kollitu ose tështi në të brendshmen e mëngës, po të kesh temperaturë të lartë, kollitje dhe simptoma respiratorit, rrjedhje hundësh, ose simptoma të ngjashme me gripin dhe keni udhëtuar në vendet e infektuara telefononin urgjencën. Për të mbështetur imunitetin mund të konsumoni ushqime ose vitamina C dhe zink.

Kur do ta kemi gati ilaçin kundër koronavirusit?

Nga statistikat e Universitetit të John Hopkins, 56% e njerëzve të infektuar rreth botës janë rikuperuar deri tani. Kurim për virusin COVID19 për momentin nuk ka, ashtu dhe vaksinë, por mendohet të ketë mbas disa muajsh ose ndoshta dhe vite. Por, si gati çdo virus tipik që infektonte njerëzit, sidomos ato në kategori të koronaviruseve, duhet të mbështet trupi dhe sidomos sitemi pulmonar gjatë infeksionit. Viruest dhe simptomat e tyre zakonisht zgjasin dy javë, ca më shkurt ca më gjatë. Më e rëndësishmja është që të ndalojmë komplikacionet dhe në qoftë se ato ndodhin, të mbështesim trupin me ilaçe deri sa të dalë sistemi nga virusi. Prandaj përqindja e lartë e vdekjeve ka shumë lidhje me problemet kroniket të individeit, sepse ata që pinë duhan për shembull, ose kanë sëmundje zemre, të mushkrimeve, ose ulje të imunitetit, janë në rrezik për komplikacione nga infeksionet sepse është e vështirë që trupi ta përballojë.

 

 

Të fundit