Flash News

KRYESORE

Koronavirusi/ Muslimanët anulojnë namazin, Edi Rama citon Kuranin

Koronavirusi/ Muslimanët anulojnë namazin, Edi Rama citon Kuranin

Koronavirusi po ndikon në ccdo sferë të jetës në vend, edhe në aktivitetet e komuniteteve fetare. Komuniteti Musliman i Shqipërisë njoftoi sot anulimin e faljes së namazit të premten.

Nëpërmjet një deklarata, të firmosur nga kreu i komunitetit Mysliman, Bujar Spahiu, është udhëzuar që kohët e namazit të falen individualisht nga besimtarët dhe myftinjtë të ndërmarrin fushata sensibilizuese për publikun dhe të inkurajojnë besimtarët, kryesisht moshën e tretë dhe personat me sëmundje kronike që t’i kryejnë ritualet fetare në banesat e tyre.

“Feja Islame i jep rëndësi të madhe shenjtërisë së jetës së njeriut dhe mbrojtjes së saj. Në rastet e shpërthimit të epidemive, Profeti Muhamed (a.s.) na urdhëron që: “Nëse dëgjoni se diku ka rënë epidemi, mos shkoni në atë vend! Nëse godet në një vend dhe ju ndodheni aty, mos u largoni që andej për t’i shpëtuar!”. Pra, karantinimi dhe evitimi i të gjitha lëvizjeve të panevojshme është masa paraprake që duhet të merret në të tilla raste”, thuhet nga deklarata e Komunitetit Musliman.

Menjëherë pas këtij vendimi ka ardhur edhe reagimi i Kryeministrit Rama, i cili teksa ka përshëndetur vendimin e muslimanëve Rama ka cituar të njëjtat fjalë të profetit Muhamet që janë përdoru edhe në njofimin e komunitetit.

Përmes një postimi në Facebook, kreu i qeverisë shprehet se ky është jo vetëm vendimi i duhur por edhe mesazhi më kuptimiplotë.

Të fundit