Flash News

KRYESORE

Koronavirusi/ Muzeu i Luvrit mbyllet përkohësisht, frikë edhe në Francë

Koronavirusi/ Muzeu i Luvrit mbyllet përkohësisht, frikë edhe

Zyrtarët nga muzeu më i vizituar në planet, ai i Luvrit në Paris, kanë thirrur një takim me mjekun e profesionistë të tjerë për të kuptuar se cilat janë rreziqet nga koronavirusi.

Vizitorët nuk ishin paralajmëruar dhe pati radhë shumë të gjata në hyrje.  Luvri nuk u hap të Dielën në mëngjes, dhe mbeti i mbyllur gjatë gjithë ditës.  Menaxhimi i muzeut e bëri atë zyrtar pasdite. Punonjësit u mblodhën në një mbledhje të jashtëzakonshme të përgjithshme për të diskutuar emergjencën e koronavirusit. Ata kërkojnë garanci te mjeku.

Muzeu, më i famshmi në botë, tejkaloi pragun e 10 milion vizitorëve në vit në vitin 2018. Mbyllja e papritur është shenja e një shqetësimi që po përhapet këto ditë në Francë, pasi goditi në fillim Italinë.

Mbyllja e Luvrit është plotësisht e papritur dhe asnjë komunikim zyrtar nuk është dhënë për publikun. Biletat në internet u shitën rregullisht dhe u krijua një radhë shumë e gjatë në hyrje të muzeut përpara Piramidës.

BURIMI: Corriere della sera

Të fundit