Flash News

KRYESORE

Koronavirusi/ Ndalohet eksporti i barnave dhe pajisjeve mjekësore

Agjencia Kombëtare e Barnave ka njoftuar sot se është marrë vendimi për të ndaluar deri në një urdhër të dytë eksportin e barnave dhe pajisjeve mjekësore.

“Në zbatim të urdhrit të Ministri të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale nr. 131 datë 08.03.2020 “Për Ndalimin e Eksportit të Barnave dhe të Pajisjeve Mjekësore” si dhe marrjen e masave për mbrojtjen e shëndetit të popullatës nga infeksioni i shkaktuar nga COVID-19, subjektet tregtare që ushtrojnë veprimtari të tregtimit me shumicë të barnave dhe pajisjeve mjekësore në Republikën e Shqipërisë u kërkohet:

-Ndalimi i eksportit të barnave dhe të pajisjeve mjekësore deri në një urdhër të dytë nga MSHMS.

-Eksporti i barnave dhe pajisjeve mjekësore do të kryhet vetëm me autorizim të posaçëm të Ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale”, njofton Agjencia Kombëtare e Barnave.

Të fundit