Flash News

KRYESORE

Koronavirusi ndryshon dhe rregullat e “Oscars”, në garë jo vetëm filmat që jepen në kinema

Koronavirusi ndryshon dhe rregullat e “Oscars”, në garë jo

Edicioni i vitit të ardhshëm të çmimeve Oscars do të jetë ndryshe nga çka qenë deri më tani. Në garë nuk do të jenë vetëm filmat që janë transmetuar nëpër kinematë botërore por edhe filmat që janë transmetuar në platformat online.  Kjo për shkak se kinematë janë të mbyllura për shkak të pandemisë globale të koronavirusit.

Para se bota të përfshihej nën rrezikun e COVID-19, një film duhej të transmetohej në kinema për të paktën 7 ditë rresht në mënyrë që të kualifikohej si kandidat i mundshëm.

Presidenti David Rubin dhe drejtori ekzekutiv Daën Hudson deklaruan se ky është një ndryshim i përkohshëm i rregullave për shkak të pandemisë dhe se ata sigurisht nuk heqin dorë nga transmetimi në kinema i filmave.

Të fundit