Flash News

KRYESORE

Koronavirusi në Itali/ Reagon Basha, apel të fortë qeverisë: Të merren masa serioze

Koronavirusi në Itali/ Reagon Basha, apel të fortë qeverisë:

Situata me koronavirusin në Itali ka sjellë shumë shqetësime të Shqipërisë, deri virusi vdekjeprurës është kaq afër me ne. Edhe kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar në lidhje më rrezikun që i kanoset Shqipërisë.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet “Twitter”, lideri i opozitës, apelon në drejtim të autoriteteve shqiptare që të marrin masa ekstreme.

“Për fat të keq në Italinë fqinje janë shënuar viktimat e para nga Koronavirusi ndërkohë që po rritet numri i të prekurve prej tij. I kërkoj qeverisë të marrë masa serioze dhe të menjëhershme. I bëj thirrje autoriteteve shëndetësore të nisin kontrollet në pikat kufitare.

Çdo pikë kontrolli kufitar dhe qendër shëndetësore të pajiset pa asnjë vonesë me personelin dhe aparatet e duhura për të evidentuar dhe trajtuar në kohë çdo rast të mundshëm”, shkruan Basha.

Kujtojmë se në Itali ka një shifër prej 79 të prekurish dhe dy viktima prej përhapjes së virusit vdekjeprurës që filloi përhapjen 2 muaj më parë në Kinë.

Të fundit