Flash News

KRYESORE

Koronavirusi nuk fal, një tjetër yll i Juventusit rezulton pozitiv

Koronavirusi nuk fal, një tjetër yll i Juventusit rezulton pozitiv

Paulo Dybala është lojtari i radhës i Juventusit, i cili rezulton i infektuar me koronavirus.

Lajmin e ka dhënë vetë argjentinasi, i cili ka saktësuar edhe partnerja e tij, Oriana, ka rezultuar pozitive në testin e bërë. Sidoqoftë, sulmuesi i bardhezinjve nuk e ka marrë me frikë. Ai ka njoftuar fansat e tij se ndihet mirë.

“Përshëndetje të gjithëve, thjesht dua t’ju informoj se kemi marrë rezultatet për testin Covid-19 dhe si Oriana ashtu dhe unë kemi testuar pozitivë. Fatmirësisht, jemi në kushte perfekte. Faleminderit për mesazhet tuaja”, ka shkruar Dybala.

Te Juventusi të infektuar me koronavirus janë edhe Rugani dhe Matuidi.

Të fundit