Flash News

KRYESORE

Koronavirusi/ Përballja e së enjtes në ‘prime time’, çfarë ndodh sot në emisionet politike

Koronavirusi/ Përballja e së enjtes në ‘prime time’,

E enjtja e sotme në studiot televizive do të jetë e gjitha një ngjyra. Kudo do të diskutohet situata e krijuar nga covid-19 dhe lufta kundër tij.

Mësohet se Kryeministri Rama do të jetë i ftuar në emisionin “Opinion” për të dhënë edhe më shumë shpjegime për situatën dhe masat e marra.

“Real Story” në Neës24 do ta quajë “Sqipëria dhe koronavirus” temën e diskutimit. Të pranishëm në studio do të jenë analistët Alfred Lela, Skënder Minxhozi, Agron Gjekmarkaj dhe  Arjan Vasjari, ndërkohë që do të ketë lidhje live me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, Arsi veliu, ish-drejtorin Haki Çako, specialisten Eugena Tomnini dhe me skype analistin Fatos Lubonja.

Gjithashtu edhe në “Open” në Top Channel i gjithë diskutimi i është kushtuar “luftës” kundër covid-19 dhe masave drastike në Shqipëri. Titulli i zgjedhur është "Shqipëria në karantinë".

Ndërkohë që “Virusi që vret!” do të jetë tema e përzgjedhur për tu diskutuar mbrëmjen e sotme në studion e 360grade të Artur ZHEJIT. Të ftuarit që do të diskutojnë janë Petrit Vasili, Gazmend Koduzi, Bledian Koka, Gëzim Xhepa, Ylli Rakipi, Alk Shehu, Alba Kepi dhe Elio Laze.

 

Të fundit