Flash News

KRYESORE

Koronavirusi/ Presidenca ngre struktura paralele, në ‘konkurrencë' me qeverinë

Koronavirusi/ Presidenca ngre struktura paralele, në

Pas apelit që bëri pasditen e sotme për masa dhe përgjegjshmëri maksimale për përballimin me situatën e koronavirusit, Presidenti Ilir Meta, ka marrë një tjetër iniciativë.

Sipas asaj që njofton Zëdhënësi i Presidencës, Ted Blushi, në institucionin e Presidentit të Republikës është ngritur një Task Force, nën drejtimin e Këshilltarit për Sigurinë Kombëtare, Bahri Shaqiri.

Sipas tij qëllimi i kësaj nisme është bashkërendimi me të gjitha strukturat shtetërore; monitorimi në terren, nxitja dhe marrja e të gjithë masave institucionale për përballimin e kësaj pandemie si dhe aktivizimi dhe afrimi i të gjitha mundësive, kapaciteteve dhe forcave të kualifikuara njerëzore dhe shkencore, shumë të nevojshme.

Duke ftuar të gjithë qytetarët që të kontaktojë pa hezitim, Blushi bën të ditur edhe pikat e kontaktit, të cilat janë email [email protected] dhe numrat e telefonit  +355693435861 e +355693354269.

Duket se pas tentativës gjithnjë e në rritje të mazhorancës për t’i marrë kompetencat Presidentit, ky i fundit ka mundur që të marrë edhe ai ca kompetenca ekzekutive, duke ngritur këto struktura që duken si 'struktura paralele'.

Të fundit